Luanesha shqiptare nga Australia nënkampione e botës në K 1

Sportistja shqiptare nga Australija, 16 vjeçare Luana Shabani, nënkampione botë në K1, në kategorinë 52 kg, gjatë qëndrimeit në vendlindjen e prindëve të saj në Manastir, vizitoi edhe Televizionin Kombëtar KlanMaqedoni ku edhe zhvilluam një intervistë ekskluzive

-Kush është Luana Shabani?

“Unë jam Luana Shabani jam 16 vjec, vi nga Australia, prindërit e mi kanë lindur në Manastir, jam kikboksiere, kam pasur 9 ndeshje dhe fitova 8 prej tyre, së fundmi isha në Itali morra pjesë në kampionatin botëror dhe dola e dyta”.
– Ku mësoni dhe kur keni filluar me sport?
“Jam klasa e dhjetë dhe mësoj në kolexhin Epping secondary Kam filluar karatenë kur isha pesë vjece, më vonë nuk më pëlqente dhe fillova me kikboksin dhe pastaj u dashurova me të dhe kam vazhduar ta ushtroj që atëherë”. 
-Cilën garuese i kishit kundërshtarte në finale të Botërorit?
“Me Serbinë, nuk më kujtohet emri, e harrova …
-Cilat janë sukseset tua?

“Kam pasur tetë ndeshje në Australi dhe i fitova të gjitha, kam pasur shumë ndeshje tjera me Fighters express dhe po.. Fighters expres.. “
Cilën kombëtare do të pëfaqësohje nëse do kishit ftesë Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë?

-Do kisha luftuar për Shqipërinë Se jam shqiptare, e përfaqësoj timen 
“I falemnderoj për suportin dhe ndihmën që ma kanë dhënë që të arrij aty ku jam sot, pa to unë nuk do të isha këtu sepse shoqëria dhe familja dhe të gjithë përreth meje zënë një pjesë të madhe të asaj që kam dhe bëj sot”. 
-Kujt ia dedikoni medaljewn e fituar në kam,pionatin Botërorë?

Ju’a dedikoj juve, kjo është për Ju.

Intervistoi: Shaban Sinani /KlanMacedonia/