Nesër me fillim nga ora 16:15 do të luhet ndeshja më e madhe në planet, mes Real Madridit dhe Barcelonë, e njohur si “El Clasico”.
Aktualisht, dy ekipet gjenden në vendet e para me nga 22 pikë dhe fituesi do të marrë primatin në elitën e futbollit spanjoll.
Një statistikë interesante sa i përket “El Clasicos” është se në tri vitet e fundit asnjë ndeshje nuk ka përfunduar me barazim.
Në shtatë ndeshjet e fundit, asnjë prej tyre nuk u mbyll baraz.
Pesë ndeshje i ka fituar Real Madridi, kurse dy Barcelona, teksa njëra ishte në ndeshje miqësore.
Kurse, brenda 90 minutave ndeshja e Superkupës mes tyre u mbyll 2:2, por Real Madridi triumfoi në vazhdime.
Barazimi i fundit është më 18 dhjetor të vitit 2019 në La Liga, ndeshje e cila u mbyll pa gola, 0:0.