Një burrë është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda familjes.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 25 korrik 2022 në fshatin Plemetin të Obiliqit.
Njoftimi i Policisë
“MARRËDHËNIE SEKSUALE BRENDA FAMILJES- Fsh. Plemetin, Obiliq 25.07.2022-06:00. Lidhur me rastin, me 14.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull dhe i njëjti pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./abcnews.al/