Banesës së një polici të rrugores në Lezhë i është vënë tritol.
Lënda plasëse ka shpërthyer në shtëpinë e Zef Kolës rreth orës 2 pas mesnatës së të shtunës.
Ngjarja ka ndodhur në Manati, derisa dëmet janë vetëm materiale.
Euronews Albania raporton se grupi hetimor është në vendngjarje për të zbuluar më shumë.