Zbardhet biseda Rama-Kurti pas mbylljes së syve (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë vëmendjen në Kongresin e Social-demokratëve evropianë që po mbahet në Berlin. Rama kur ka hyrë në sallën ku po qëndronin politikanë e liderë të shumtë, ka shkuar nga mbrapa dhe ia ka mbyllur sytë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Rama ka dashur ta testojë Kurtin nëse do t’ia qëllojë se kush është.

Ndërkohë njëri nga të pranishmit që ka qenë duke biseduar me Kurtin, duket se ka pëshpëritur teksa Rama ia mbante sytë.
Rama pasi ka hequr duart, i ka thënë Kurtit se “Duhej t’më kishte gjetë vetë, jo me shpiunë”, fjali kjo e përcjellë me një përqafim për Kurtin dhe një buzëqeshje nga Rama.

Pastaj kryeministri Kurti e ka prezantuar Ramën me personin që ishte duke biseduar duke i thënë se me të njihen që nga koha kur ka qenë në burg.

“Ka ardhë në burg me më pa”, thotë Kurti, duke e pyetur pastaj Ramën se a e njeh personin në fjalë.

 

@ediramatiktok“Gjeje kush jam”?

♬ original sound – EdiRamaTikTok