Policia zë një grup sirianësh në Skënderaj, lëviznin ilegalisht

Policia e Kosovës ka zënë një grup sirianësh të cilët lëviznin ilegalisht në Skënderaj.

Me ta tashmë po merret njësia e migracionit në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Policia i ka ndalu disa, kanë ardh njësia e migrimit prej Prishtinës e tash po merren ata”, tha ai.

Ndryshe, në mediat lokale u raportua se numri i tyre ka qenë rreth 40, ku dy prej tyre u raportua se kanë marrë trajtim mjekësor.