Cili është mëkati më i madh i Xhensila Myrtezaj? Ja çfarë deklaron këngëtarja

“Më lër të flas” ka nisur tashmë sezonin e dytë. Në puntatën e sotme janë dy të ftuar shumë special. I ftuari i parë është këngëtari i njohur, Bardhi dhe sigurisht ëmbëlsira për në fund, e ftuara e dytë është këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj.

Në pjesën e dytë të emisionit, Xhensila foli rreth familjes së saj dhe pak për planet e së ardhmes.

Në një lojë të zhvilluar gjatë emisionit, vëllezërit Veshaj i kanë drejtuar disa pyetje duke u bazuar në titujt e këngëve të saj, ku një ndër to ka qenë se cili është mëkati më i madh i saj.

Xhensila: Nuk ka njerëz pa mëkate, por e rëndësishme është ti falësh me dashuri, por dashuria në ditët e sotme mungon…i thoni më shumë njerëzve të dua…Dashuria lan çdo mëkat, jo çdo mëkat por…