PSG-ja ndalet me barazim nga Reimsi

Pas pesë fitoreve radhazi, Paris Saint-Germaini është ndalur me barazim në Ligue 1.

Kampionët francezë barazuan në udhëtim te Reimsi, në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Auguste-Delaune”, përfundoi baras dhe pa gola.

Për PSG-në, që sonte ishte pa Lionel Messin e lënduar, u vështirësuan punët edhe më shumë që në pjesën e parë, kur Sergio Ramos u përjashtua me karton të kuq nga ndeshja – në minutën e 41-të.
Vlen të theksohet se te vendasit për 79 minuta luajti reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli.

Paris Saint-Germaini, që ende nuk ka humbje këtë sezon, kryeson në tabelë me 26 pikë.

Kurse, Reimsi me 8 pikë ndodhet në pozitën e 14-të.