Një person është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një femër të mitur.
Sipas Policisë, ai kishte filluar bashkëjetesën me të miturën në vitin 2021.
Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Zeri.info.
“Me datën 05.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin e bazuar se i njëjti nga viti 2021 ka bashkëjetuar me të miturën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.