Como – Një 40-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali si pasojë e një aksidenti në punë. Viktima sipas mediave italiane është identifikuar si Bardhi Brahimaj punëtor shqiptar me banim në Lurate Caccivio. Ai nuk ka pasur kohë t’i shpëtojë peshës mbytëse që i ka rënë dhe është varrosur i gjallë në gërmimin ku po punonte.
Kur ndihma arriti tek ai, duke e çliruar nga toka, nuk kishte më asgjë për të bërë. Aksidenti ka ndodhur dje në orën 16.20 në një kantier rruge në lokalitetin Gironico, përgjatë via Giacomo Leopardi, në rrugën numër 35, ku po punohet për ndërtimin e një lidhjeje kanalizimesh.
Brahimaj, punonjës i Comedil Mangino të Olgiate Comasco, po punonte brenda gropës kur masivi i tokës u shkëput, rrëshqiti drejt tij dhe nuk la rrugëdalje.
Tani është shumë herët për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie. Shpëtimtarët kanë marrë parasysh situatën, por do të duhet të kryhen hetime dhe rindërtime të mëtejshme për të kuptuar se si ajo situatë e rrezikshme ka dalë jashtë kontrollit.
/abcnews.al/