Liverpooli shënon fitore të pastër përballë Rangers

Liverpooli ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, pasi sonte mposhti Rangersin.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e tretë në Grupin A, e zhvilluar në “Anfield Road”, përfundoi me rezultatin 2:0.

“Të Kuqtë” shënuan nga një gol në secilën pjesë për të marrë fitoren e radhës.

Trent Alexander-Arnold shënoi në minutën e shtatë, kurse Mohamed Salah në të 53-ën. Sulmuesi egjiptian shënoi nga penalltia.
Liverpooli pas kësaj fitore ka 6 pikë dhe renditet i dyti në grup, me tri pikë më pak se lideri, Napoli, dhe tri më shumë se Ajaxi i vendit të tretë.

Kurse, Rangers mbetet i fundit dhe pa pikë.