Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare këtë të marte këngëtarja e muzikës Country, Loretta Lynn, e cila ishte e njohur për hitet e saj “Coal Miner’s Daughter” dhe “You Ain’t Woman Enough”,
Lajmërimin për vdekjen e saj e ka bërë familja e saj ku thanë se vdiq në shtëpinë e saj në Hurricane Mills, Tennessee.
Karrierën e saj e filloi në fillim të viteve 1960 ku theu barrierat duke u bërë gruaja e parë që u shpall artistja e vitit në dy shfaqjet kryesore të çmimeve të zhanrit, fillimisht nga Shoqata e Muzikës Country në 1972 dhe më pas nga Akademia e Muzikës Country tre vjet më vonë.