“Ne nuk kishim sekrete” – Kështu ka thënë partnerja për kohë të gjatë e Coolios teksa ka thënë se ajo kishte njohuri që ai dilte me femra të tjera por ka thënë se çifti kishte mirëkuptim – teksa ka thënë se reperi nuk dëshironte të kishte funeral dhe dëshironte që kufoma e tij të digjej
Partnerja e Coolios për 10 vite, Mimi Ivey ka folur për kujtimet e lumtura të çiftit së bashku teksa ka treguar momentin pikëllues kur ajo mësoi për vdekjen e tij të papritur.
“Me kujtohet si merrja frymë dhe me dukej së shpirti dëshironte të dilte nga trupi i imë”, tha ajo për DailyMail.com. “Pastaj gjithçka që mbaj mend ishte se më lëshuan gjunjët. Kolapsova”.
Ajo i referohet të dashurit Coolio, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr., si “burri i saj” në rrjetet sociale dhe morri mbiemrin e tij, por legalisht çifti asnjëherë nuk kanë qenë të martuar.
Mimi, e cila jetoi me rap artistin në Las Vegas, e ka pranuar që ajo e dinte që ai takohej edhe me gra të tjera.
“Ai ishte kush ishte. Nëse ai ishte duke shkuar me një grua tjetër, unë e dija”, tha ajo. Nuk ka asgjë që ka bërë ai njeri e që e ka fshehur nga unë”.
Ftesat për t’i dhënë atij lamtumirën në ditën e fundit kanë qenë shumë të kufizuara, madje edhe shokët e tij të dekadës ishin përjashtuar, tha një burim i afër me reperin për DailyMail.com
Burimi shtoi se ata besojnë që Coolio dëshironte që kjo ngjarje të ishte e një niveli sa më të ulët.
Coolio ishte i varur nga droga dhe alkooli që disa vite, të cilat gjëra e dërguan atë në vdekje.