Simone Inzaghi, trajneri i Interit, ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Romës e cila do të luhet të shtunën.
“E dimë që humbja me Udinese erdhi për fajin tonë, luajtëm nën standardin tonë dhe e dimë se të bëjmë më shumë.
Asllani do të jetë titullar nesër ndaj Romës, është zgjedhur nga unë dhe nga drejtuesit e klubit.
Në mesfushë kam vështirësi me vetëm 4 lojtarë në dispozicion”, është shprehur Inzaghi.