Taxhudin Hamidi -Tetovë
Kuran:
Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.
(Sad, 29)
Pra,Kurani si libër i zbritur nga qielli për të gjith njerëzimin
nuk duhet të kemi specifikimet e rradhës rreth kesaj pyetje.
Libri i Zotiti që nënkupton se kurani është i lejuar për të gjitha gjeneratet dhe popujt.
Ai duhet të lexohet dhe të vrojtohet me parametra shkencore , morale , psikologjike dhe nga niveli i aftesive personale I pa shmangur nga sisitemi pedagogjik apo shkollorë.
Kurani nuk është libër që duhet të merret në konsideratë studimi vetëm nga ulemaja dhe njerëzit e ditur.
Kurani nuk është e drejta dhe pronë legjitime vetem e njerezve qe kane më shumë aftësi komentimi dhe leksikografike .
Padyshim se kurani u siguron të i qasen edhe muslimanë edhe jo muslimanet sepse, është libër i zotit për mbarë nejrëzimin .
Nuk mundet askush atë ta kufizojë në studimin e tij nëse e kupton fjalet e tij apo kuptimin e tij përmes komentimeve të ndryshme që ofron sot teknologjia digjitale.
Vrojtimi i kuranit është një projek dhe sisitem i cili përfshine gjith njerzimin pa dallim feje dhe kombi apo gjeografije.
Mirpo në aspektin shkencorë ai kërkonë organizimin shkencorë mbi projektet dhe programeve të studimore.
Secili që posedon fuqi mentale dhe mendore të analizave dhe hulumtimit është i parefuzuar që te hulumtojë dhe studjojë Kuranin.
Fuqia mendore është aq e rëndësishme sa edhe vet Kurani sepse edhe ajo llogaritet si cilësi e cila kontribon si fuqi mendore që Zoti ua ka dhuruar njerëzve.
Pra kuptimi i fjaleve te Kuranit dhe te versetve te tij kontribone në komentimin e pergjithshëm dhe në indikacionet e komentimit dhe ekzegjezes së Kuranit Fisnik.
Nëse përpiqet që të kuptojë dhe të vrojtojë kuranin, që më pas të nxjerë argumente dhe mendime në favor të jetes se dobishme dhe te shoqerisë.
Gjithsesi se meriton certifikaten e vrojtimit si studjues (individual, lokal, interpretativ,publik etj).
Vazhdimisht motivon veten dhe rrethin përms verseteve të Kuranit për të kuptuar realitetin e jetës moderne përms Kuranit i cili ofronë siguri jo siguri te kufizuar por siguri dhe lumturi per te gjith njrzimin duke mos ndarë ata si krijesa të Zotit .
Kurani nga i cili do kenë dobi … që e veshtorn ai vazhdimisht jep kontributin e frymezimit si ne lexim , komentim , vrojtim dhe studim apo hulumtim.
Dhe nga e gjith kjo rezultonë influencën hermenetuike në edukimin dhe në aftësitë e çdo njeriut apo çdo grupi tç organizuar intelektualisht dhe mediatik.
Kohen e fundit jemi dëshmitare se shumica e njerëzve po e lexojnë Kuranin.
Ne shpresojmë që të mos lexohet me ritëm rigid dhe ekstrem …që Kurani të mos lakohet dhe distancohet në margjina për shkaqe të ulta të veprimeve nga dimensioni i krimIt të organizuar.
Bota orientalistike e ballkanit ka angazhuar institucione në këtë drejtim mirpo ne nuk duhet të biem pre e këtyre studimeve.
Tek populli shqipatrë dhe në xhamiat shqipatre Kurani është lexuar dhe mësuar si libër shpirtërorë dhe human.
Edhe ky mendim deri diku nuk ka përmbushur sa duhet obligimet ndaj studimit të Kuranit.
Është kufizuar në shumë segmente të përparimit të popullit shqipatrë.
Teologët e popullit shqipatrë në sferën teologjike dhe të hermeneuitkës së Kuranit kanë kontribuar në kombet e tjera se sa mbrenda kauzës dhe kombit të tyre.
Kjo ka dhënë efektin fobik
Mirpo ai lexohet nga pleq , të mesëm dhe shumë pak nga të rinjë dhe studjues didaktik dhe pedagogjik.
Veprimatria e kuranit sot është shumë pak e prekur nga lexuesit didaktik.
Dhe shumë pak ai po bazohet si një shtyllë nën program e shkollave dhe të univeristetve.
Kurani nuk duhet të lexohet atehere kur njriu apo individi ka shumë kohë të lirë.
Por , koha e kuranit për lexim vazhdimisht duhet të marrë kohën e tij shumë të rëndësishme si një mesim , lexim , studim dhe punë fizike .
Ai padyshim është libri i Zotit dhe këtë libër patjetër se duhet në kontinuitet ta kemi vazhdimisht pranë projektve dhe planeve tona në shtëpi, kompani, institucion dhe gjithkund ku mendojmë të përparojmë .
Kurani na meson që vazhdimisht të i vendosim gjërat në peshoren e më pas të i diskutojmë apo të mësojmë .
Kurani është peshorja e njrzimit dhe diafragma që ruan organet vitale nga lukthi i stërmbushur .
Leximi dhe studimi i Kuranit ka për qëllim që njeriu të përparojë nën specializimin e të menduarit drejtë veprimeve positive dhe të hajrit.
Përkushtimi i tij pa dyshim se e bën individin të ngritet në njohuritë e tij permanente të gjitha lëmitë që njeriu ka nevojë .
Kurani dhe leximi apo studimi i tij e arsyetonë atë që të zbukurojë mendimet përmes shprehjes dhe studimit racional rreth tij .
Kuptimet e mira dhe të bukura e bën njriun më të lumtur dhe më të freskët për jetën dhe i ofronë energji maksimale.
Pra njerëzit të cilat nuk kanë aftësi të zotërojnë fjalë të bukura dhe mendime të përsosura ata edhe nuk janë afër Kuranit .
Më herët afërsia me librin e Kuranit është dëshmuar duke treguar aftësinë dhe afinitetet per fjalë të bukura dhe mendime konstruktive .
Keta fshehtesi gjenden ne studimine kuranit.( F. Razi)
A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!( Muhamed , 24)
Pra mos studimi dhe puna e palodhshme me komentimin dhe leximin e Kuranit konsiderohet si mbyllje e zemrës dhe të emocioneve që vënë në lëvizje njeriun dhe identitein e tij në të gjitha fushat dhe lëmit e jetës.
Është konsideruar mallkimi i Zotiti për ata njerëz që nuk kanë përfillur leximin dhe komentimin apo punën me studimin e Kuranit Fisnik.
Shumë studjues vërtetojnë se studimi i Kuranit dhe komentimi i tij shafq dashurinë për të jetuar siaps sistemit të tij .
Dhe nga ana tjeter hulumtimi i argumentve dhe vrojtimit sipas Kuranit tregonë për besimin që ruan për librin e Zotiti dhe për shpalljen e tij Muhamedit Alehiselam .
Në një segment shumë interrsant dijetari i njohur Ash Shenkantti, pohon se në Suren Sad, ajeti 29, Zoti dëshironë të potencojë se :”Studimi i Kuranit përcaktohet dhe përfshihet nga kolektiviteti intelektual dhe jo si individ”.
Pra studimi i Kuranit kërkon përkrahjen edhe një bashkëpunim kolektiv tek puntorët e universiteteve dhe tek grupet e progarmeve shkencore.
(xhxhxh!)