Sulmuesi i Kombëtarës së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, ka shprehur zhgënjimin e tij pas barazimit ndaj Islandës në Ligën e Kombeve.
Ai i kërkoi falje tifozëve dhe tha se duhet të bëhen ndryshime të mëdha në kombëtare ku dërgoi edhe një mesazh të fuqishëm duke deklaruar se është gati të marr përgjegjësitë personale dhe të largohet.
“Nuk e di kush duhet të ndryshojë, nëse jam unë problemi largohen vetëm që Shqipëria të jetë ashtu siç duan shqiptarët. Na falni tifozë”, tha Cikalleshi.