“Tregon praninë e një piramide”, shqiptari gjen gurin 6 mijë vjeçar dhe ndërton amfiteatrin në Rugovë: Është i të gjithë artistëve
Gjatë intervistës me emisionin “Abc-ja e mëngjesit’, koleksionisti nga Kosova Besnik Lajqi tregoi mes teë tjerash se ka gjetur një gur 6 mijë vjeçar me disa vizatime që sipas studiuesve tregojnë se aty pranë ndodhet një piramidë. Ai tregoi gjithashtu se ka nisur kërkimet për të gjetur piramindën.
“Thoja se çfarë ishte ai gur. Pas katër viteve shkova në 2 të natës. Ishte një metër. Nuk ka kësisoj lloji në Rugovë. E pastrova dhe dolën vizatimet. Sipas studiuesve është mbi 6 mijë vjet i vjetër dhe sipas këtyre vizatimeve, afër gjendet një piramidë. Tani kam zbuluar një shpellë. Po gërmoj 28 metra.
Në atë vend që supozohet se është piramida. Jam duke hulumtuar. Komuna nuk ëëhtë e interesuar që ta eksplorojë atë. Aty është një shenjë se ku gjendet piramida, pastaj ku kanë qenë banimet. Nga Meritan Ceka kam marrë një shkrim dhe është befasuar me këtë gur dhe thotë se është shumë I vjetër.
Për më tepër, Besniku ka ndërtuar një amfiteatër në Rugovë. Enver Petrovci ka mbajtur dhe një shfaqje që mblodhi më shumë se një mijë vetë. Ai thotë se i janë dashur dy vjet për të ndërtuar amfiteatrin dhe thotë se nuk është pronë e tij por e të gjithë artistëve.
“Enver Petrovci ka organizuar një shfaqje të madhe ku morën pjesë 1 mijë persona. Ai thotë krenohem me ty që ke bërë këtë në mesin e maleve dhe u ul në gjunjë para meje dhe më tha ‘Jam krenar që flas gjuhën tënde’. Është amfiteatri më I lartë në botë mbi nivelin e detit në 1400 vjet.
Unë i mirëpres, nuk është i imi por i artistëve që duan të bëjnë aktivitete. E kam afër aty, kam një objekt që është me 6 dhoma gjumi, me banjo dhe kulla guri që të flenë artistët.”, tha ai.