20 vjet më vonë “Zhade” përsërit vallëzimin e saj ikonik në serial “Kloni”
Pothuajse të gjithë jemi magjepsur me vallëzimin e saj oriental në serial “Kloni”. Por për ta realizuar atë aktorja e njohur braziliane, Giovanna Antonelli ka sakrifikuar orë të tëra nga dita e saj.
Në një intervistë për mediat braziliane Antonelli ka treguar se ka ushtruar deri në 12 orë në ditë.
“Unë jam shumë kokëfortë. Për të regjistruar skena të sigurta, kisha 10 deri në 12 orë orë kërcimi në ditë. Përveç provave, regjistroja video dhe i shikoja në shtëpi”, ka thënë ajo.
Ajo po ashtu ka folur edhe për serialin “Kloni” i cili gozhdoi para ekranit miliona njerëz në mbarë botën.
“Kush e dinte, 20 vjet më vonë dhe Kloni me gjithë këtë shtrirje. Telenovela ishte shumë e veçantë, solli një kulturë të panjohur për një pjesë të madhe të publikut, magjinë e Lindjes. Mësova kaq shumë… për të realizuar rolin e e Zhades, protagonistja ime e parë. Dhe unë isha aktorja e fundit që u mendua për të jetuar personazhin. Maktub ! (fjalë arabe, kuptimi i së cilës është shkruar)”, ka komentuar Giovanna.