Hakerat të cilët sulmuan Shqipërinë për llogari të Iranit, krahas sulmit në sistemin e kontrollit të kufijve TIMS, kanë hyrë edhe në sistemin e survejimit me kamera sigurie.
Përmes faqes HomelandJustice, hakerat e Iranit kanë publikuar disa video nga sistemi i kamerave të policisë dhe pikat e kalimeve kufitare.
Në pamjet duken ambiente të ndryshme në komisariate e drejtori policie, pritjet e qytetarëve, apo dhomat e shoqërimit.
Data në kamera tregon se hakerat kanë pasur akses në muajt qershor, korrik, gusht dhe ditët e para të shtatorit.