Gjeologjia dhe arkeologjia konfirmuan, pjesa e vjetër e Ohrit ka qenë ishull, Liqeni Ohrit më i gjerë


Pjesa e vjetër e Ohrit ose Lihnidosi antik ka qenë ishull në periudhën e kohës së vonshme të Bronzit deri në ardhjen e romakëve. Këtë e tregojnë hulumtimet gjeologjike dhe arkeologjike të bëra në kuadër të projektit pesëvjeçar „Studime kufitare, hulumtime të identiteve dhe kontakteve kulturore në rajonin kufitar të Maqedonisë Antike”.

Projektin e realizuan Muzeu arkeologji i Maqedonisë dhe Instituti për studime klasike nga Universiteti i Karlit nga Praga, në partneritet me Institutin Arkeologjik gjerman, Institutin gjeologjik nga Praga dhe Universitetit nga Bohemia e Jugut nga Çekia, si dhe Enti për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe muzeut nga Ohri.

Udhëheqësi i projektit Pero Arxhanliev nga Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë në bisedë për MIA-n sqaron se me analizat gjeologjike në rrafshinën, respektivisht pjesën që gjendet në Ohrin e sotëm modern, kanë zbuluar sedimente të liqenit me çka kanë treguar se ajo pjesë ka qenë e përmbytur.

“Dhe kjo nuk është e rastësishme. Kur më vonë menduam se ku janë përqendruar pjesa më e madhe e mbetjeve arkeologjike nga koha e vonshme e bronzit deri në ardhjen e romakëve, konstatuam se kjo është në hapësirën e pjesës së vjetër të Ohrit. Lagjet dhe nekropolet nga periudha antike gjenden pikërisht në atë hapësirë, meqë ultësira ka qenë e përmbytur, respektivisht ka qenë pjesë e liqenit. Në përputhje me këtë, konstatuam se lagjet duhet t’i përzgjedhim në rendin e parë në prapavijë e rrafshinën ku i bënim edhe gërmimet në lokalitetet”, theksoi Arxhanlievi.

Rajoni i Ohrit dhe Strugës ka pasur të kaluar të vrullshme klimatike

Në kuadër të hulumtimit arkeologjik, shton Arxhanliev, sivjet theksi është vendosur në tri lokalitete në rrethinën e Ohrit: “Petkina niva”dhe “Gorica” në fshatin Leskoec dhe “Gradishte” në Lakoreçej të Poshtëm. Në lokalitetin “Petkina niva” është zbuluar vilë rurale romake, në “Gradishte” lagje me kronologji nga koha e vonshme e bronzit deri në periudhën heleniste dhe në “Goricë” ka kronologji nga neoliti, e deri në kohën e hekurit.

Pjesa më e madhe e artefakteve në të gjitha lokalitetet janë gjetje qeramike, që sipas ekspertit, janë të mira për përcaktimin e datave.

“Projekti është multidisiplinor, kishim ekip të arkeobotanikëve, të cilët me pajisje të veçantë bëjnë gërmime në tokë dhe i mbledhin të gjitha mbetjet arkeobotanike në tokë, farëra dhe mbetje të tjera të ndryshme me ndihmën e të cilave bëhet rikonstruksioni i peizazhit, me çka janë ushqyer njerëzit, çfarë kanë kultivuar dhe ngjashëm. Me ndihmën e mbetjeve të karbonizuara organike bëjmë analiza radiokarbonike në laboratori referente ku marrim data të sakta për secilën nga shtresat ku zbuluam edhe artefakte arkeologjike. Kështu në vend të kronologjisë relative marrim kronologji absolute, ku artefaktet arkeologjik janë në data absolute”, sqaroi Arxhanlievi.

Qëllimi, sipas tij, është rikonstruksion i organizimit të lagjeve në të kaluarën.

“Në kuadër të projektit ushtrojmë hulumtime multidisiplinore dhe gjeologjike, me ndihmën e të cilave vërejtëm se ky fund i rajonit të liqenit ka pasur të kaluar të vrullshme, dinamike klimatike. Me rikonstruksionin në atë të të kaluar të vrullshme mund ta rekonstruktojmë edhe organizimin e lagjeve dhe si njerëzit janë organizuar në të kaluarën të jetojnë rreth liqenit dhe në rajon, bën të ditur bashkëbiseduesi.

Fillimet e metalurgjisë sfida e radhës

Resurset themelore për ushqim vetë i kanë prodhuar, respektivisht njerëzit në atë periudhë janë marrë me bujqësi dhe blegtori, por sfida e radhës e arkeologëve është që të hulumtojnë prej kur ka filluar metalurgjia.

“Në të ardhmen planifikojmë që theksin ta vendosim edhe në hulumtime kur ka filluar metalurgjia. Planifikojmë që këtë ta bëjmë në mënyrë multidisiplinore, me ndihmën e hulumtimeve të avancuara. Me ndihmën e polen analizave do të zbulojmë se kur ka filluar të ketë ndotje në të kaluarën dhe në bazë të asaj ndotjeje atëherë specialistët përcaktojnë se pikërisht në këtë periudhë ka filluar metalurgjia, shkrirja e xeheve dhe ngjashëm”, informon Arxhanlievi.

Me këtë, thekson ai, duam të japim përgjigje ndaj shfaqjes së elitës në rajonin e Ohrit, që tregojnë edhe zbulimet nga Periudha arkaike (shek 6 p.e.s) në varret në Trebenishët dhe në Portë të madhe.

“Për të pasur elitë dhe pasuri të tillë duhet doemos të ketë më shumë resurse, përmenda bujqësi, blegtori dhe metalurgji, por krahas këtyre resurseve këta njerëz i kanë kontrolluar edhe rutat kryesore të klimunikacionit dhe tregtisë. Ndërsa rajoni në atë periudhë paraqet një lloj udhëkryqi në këtë pjesë të Gadishullit Ballkanik, diçka që mund të vërehet nga numri më i madh i nekropoleve nga Periudha arkaike, që janë zbuluar në rrafshinën në veri të Liqenit të Ohrit, në të cilat janë zbuluar mjaftë gjetje të pasura dhe të rëndësishme. Kjo sot është rajoni i Ohrit dhe Strugës, bregu i liqenit të atëhershëm të madh, që në aspektin arkeologjik e përcaktuam se ka ekzistuar”, tha Arxhanlievi.

Ngjarje kataklizmatike arsye për tërheqjen e liqenit

Me një sondë gjeologjike në afërsi të lumit Grashnica, shtoi ai, kanë zbuluar palafite të reja, vendbanim i pjerrët dhe me këtë është vërtetuar se ka pasur ndonjë ngjarje kataklizmatike, si tërmet, që ka kontribuar që ajo lagje të pushojë së ekzistuari rreth 12 shekuj para epokës sonë, në kohën e vonshme të bronzës.

“Me siguri me këtë ngjarje kataklizmatike ka ardhur deri te lëshimi i tokës në pjesën veriore të rrafshinës së Ohrit, e më pas liqeni ka shkaktuar përmbytje, me çka ka ndryshuar edhe formën. Këto janë rezultatet e para, që në mënyrë plotësuese do t’i sendërtojmë dhe publikojmë, informon udhëheqësi i projektit.

Fillimet të projektit

Projekti “Studime kufitare. Hulumtime të identiteteve dhe kontakteve kulturore në rajonin kufitar Maqedonia antike”, sipas tij, ka filluar nga zeroja. Dy vitet e para kanë bërë vizita në lokalitete të njohura, të përmendura në hartën arkeologjike, ndërsa në bisedën me vendasit kanë zbuluar edhe të reja. Të gjitha këto lokalitete i kanë gjeoreferuar në hapësirën me çka tani mund të bëhen analiza më të ndryshme për proporcionin mes lokaliteteve të shumta në rajon.

“Është shumë më lehtë të shikoni nga një kornizë kronologjike se si janë vendosur lokalitetet në peizazhin. Filluam të marrim pasqyrë se si duhet ta vazhdojmë projektin dhe kuptuam se rrafshina e Ohrit varet nga dinamika e liqenit dhe e lumenjve që derdhen në të. Kuptuam se në ultësirën është shumë e vështirë të zbulohen lokalitetet meqë ka sjellje të mëdha të lumenjve me lartësi prej nga tri metra, e po ashtu edhe erozioni nga kodrat përreth është shumë i fortë”, shprehet bashkëbiseduesi ynë, udhëheqës i projektit.

Më pas, në bashkëpunim me Institutin gjeologjik nga Praga kanë bërë një varg hulumtimesh gjeologjike, sonda gjeologjike, profile, i kanë shqyrtuar sedimentet e nxjerra dhe atëherë e kanë marrë pasqyrën se Lihnit ka qenë ishull dhe se lagjet tjera janë organizuar dhe vendosur në rendin e parë të kodrave në prapavijën e rrafshinës së përmbytur.

Faza e fundit, e punuar vitin e kaluar dhe sivjet është përbërë nga hulumtimet arkeologjike të sondave të lokaliteteve të caktuara ku kanë supozuar se do të japin rezultate më të mira arkeologjike. Në këtë lokalitete janë bërë gërmime arkeologjike të sondave dhe rezultatet i kanë vërtetuar pritjet.

“Në kuadër të të gjitha hulumtimeve tonaë ishin edhe arkeobotanistët nga Universiteti nga Bohemia e jugut nga Republika e Çekisë, dhe të gjitha materialet si farëra, polen dhe mbetje të tjera, do të shkojnë në analizë në laboratorin e tyre prej ku presim rezultate, që do të mbështesin hulumtimin tonë. Artefaktet e gjetura do të jenë të deponuara në Muzeun arkeologjik të Maqedonisë, ku do të vazhdojnë analizat, konservim i tyre, sistematizim dhe nëse ndonjë send meriton do të vendoset në vitrinat e Muzeut”, shtoi Arxhanlievi.

Planet e ardhshme janë hulumtimet të vazhdojnë në Rajonin e Prespës

Nga projekti kanë dalë çështje të tjera në të cilat arkeologët duhet të përgjigjen. Ideja është që të vazhdojnë hulumtimet edhe në Rajonin e Prespës, meqë është i hulumtuar më së paku.

“Hulumtoj një nekropolë në Prespë nga Periudha heleniste, lokaliteti “Gibavica” në fshatin Izbisht. Edhe për Periudhën heleniste kemi disa njohuri të para. Por, nëse për rajonin e Ohrit që thashë se është i lidhur ngushtë me nivelin e ujit të liqenit, kështu konsiderojmë se të njëjtën duhet ta presim edhe në Prespë, meqë dy liqenet janë si enë të lidhura dhe shikojmë se janë në korrelacion. Planifikojmë të vazhdojmë me hulumtimet gjeologjike dhe të provojmë në disa lokalitete të kryejmë hulumtime me sondë në mënyrë që të kemi dy pasqyra referuese në dy ultësirat të shohim nëse janë me të vërtetë në korrelacion dhe nëse ka pasur lidhshmëri në të kaluarën”, shton Arxhanlievi.

Projekti, theksoi ai, përdor teknologji të avancuar që e ka në dispozicion shkenca arkeologjike, e cila fatkeqësisht shumë pak është e përfshirë në vend.