Hungaria po vazhdon me befasi në Ligën e Kombeve, pasi sonte fituan edhe në udhëtim te Gjermania.
Ndeshja e zhvilluar në “Red Bull Arena” të Leipzigut përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për hungarezët e shënoi Adam Szalai, në minutën e 17-të.
Hungaria pas kësaj fitore ka 10 pikë dha vazhdon kryesimin në Grupin 3 të Ligës A, me dy pikë më shumë se Italia që renditet e dyta.
Ndeshja e fundit në grup, Hungari – Itali, që do të zhvillohet pas tri ditësh, do të jetë edhe përcaktuese për pozitën e parë.
Ndërkaq, Gjermania renditet e treta në grup me 6 pikë.