Kroacia ka arritur të shënojë fitore me rezultat të ngushtë 2:1 në shtëpi ndaj Danimarkës.
Kësisoj, kroatët kanë marrë primatin tani në grupin A1, që dërgon në kualifikime.
Sosa kaloi fillimisht vendasit në epërsi në minutën e 49-të të ndeshjes.
Rezultati u barazua nga Christian Eriksen që shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 77-të.
Por, gëzimi i danezëve zgjati vetëm dy minuta, pasi që Majer me një gol fantastik e riktheu epërsinë e vendasve.
Tani, Kroacia i prin grupit A1 me 10 pikë, një më pak se Danimarka që gjendet në vendin e dytë në tabelë.