“Izraeli është ekip shumë i fortë”, Asllani për minutazhin tek Interi: Kam para Brozovic, po mësoj shumë nga ai
Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të Nations League, ku për ta mbyllur me sukses, nuk pranohet rezultat tjetër përpos fitores.
Ditën e sotme në konference për shtyp ka dalë Klaus Gjasula dhe Kristjan Asllani. Lojtari i Interit është shprehur se Izraeli është një ekip shumë i fortë, por që “kuqezinjtë” kanë të gjitha shanset për të fituar.
Sa i përket minutazhit të pakët që ka në klub, Asllani u shpreh se ai po stërvitet mirë, por duhet të ketë durim pasi para ka një super Brozovic dhe është duke mësuar shumë nga ai.
“Ne kemi luajtur kundër Izraelit, kanë një ekip shumë të fortë, me lojtarë shumë të shpejtë. Besoj se kemi shumë shanse ta fitojmë këtë ndeshje,” tha fillimisht Asllani.
Minutat e pakta me Interin: Eshte normale se jam 20 vjec, jam në një ekip shumë të madh, duhet të kem durim. Kam para një Brozovic, dhe po mësoj shumë nga ai.
Kombëtarja moment për tërhequr vëmendjen e Inzaghit: Jo nuk e di. Kur jam në kombëtare mendoj për kombëtaren. Kur të kthehem nuk e di çfarë do bëhet, une do stërvitem mirë.
Si ka ndryshuar jeta tek Interi: Kam kaluar nga ekip i vogël si Empoli ku kam qëndruar për 13 vite, te një super ekip si Interi. Presioni është më i madh, por e kam qejf presionin.