Paris Saint-Germaini ka regjistruar edhe fitoren e katërt radhazi në Ligue 1 dhe të shtatën për këtë sezon.
Skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier shënoi fitore sonte në udhëtim te Lyoni, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë.
Ndeshja e zhvilluar në “Parc Olympique Lyonnais” përfundoi me rezultatin 0:1.
Fitoren parisienëve ia siguroi Lionel Messi, i cili shënoi gol në minutën e pestë të ndeshjes. Argjentinasi u asistua nga Neymar.
Paris Saint-Germaini pas kësaj fitore ka 22 pikë në pozitën e parë, kurse Lyoni renditet i gjashti me 13 pikë.