Chelsea gjen drejtorin e ri, afër marrëveshja me Freundin

Chelsea së shpejti do të ketë një drejtor të ri.

Klubi londinez është afër marrëveshjes mbi kushtet personale me drejtorin sportiv të RB Salzburgut, Christoph Freund.
Sipas Fabrizio Romanos, bisedimet mes klubeve janë duke u zhvilluar për ta sjellë 45-vjeçarin në “Stamford Bridge” sa më shpejt që të jetë e mundur.
Drejtori austriak është i njohur për punën e tij, pasi më herët te klubi i Salzburgut ka sjellë futbollistët si Erling Haaland, Sadio Mane e Dayot Upamecano.

Njëri nga pronarët e klubit të Chelseat, Todd Boehly, i cili mbanë pozitën e kryetarit, thuhet se është fans i modelit me të cilin punon klubi i Red Bull Salzburgut.