Trajneri i Bayernit i nervozuar pas humbjes ndaj Augsburgut

Mërgim Bersha e ka shënuar golin e parë të Bundesligës, gol ky që ia siguroi fitoren 1:0 Augsburgut përballë Bayern Munichut.

Kjo tani është ndeshja e katërt radhazi që “bavarezët” nuk kanë fituar në Bundesligë.

Pas kësaj humbjeje, trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shprehur mjaft nervoz.
“Nuk duhet të vazhdojë kështu, nuk mundet. Është e nevojshme të punohet për gabimet dhe të shtohen urgjentisht. Është përgjegjësi e përgjithshme”, citon ai për Bild.

Me këtë fitore, tani Augsburg ngjitet në vendin e 11-të me nëntë pikë, kurse Bayern Munich bie në vendin e katërt me 12 pikë gjithsej.