Manchester City nuk ka folur Wolves në sfidën e javës së 7-të të Premier League, teksa citizenët siguruan kështu 3 pikë të rëndësishme, të cilat e pozicionojnë aktualisht në vendin e parë të kampionatit.
Sfida nisi mirë për të besuarit e Pep Guardiolës, të cilët që në minutën e parë kaluan në avantazh me anë të Grealish, i cili i asistuar nga De Bruyne, shënoi për 1-0.
Goli i dytë do të vinte në minutën e 16 nga Erling Haalang, ku pas asistit të Bernardo Silvës, mposhti për herë të dytë “ujqërit”.
Foden në minutën e 69-të do të mbyllte llogaritë e këtij takimi, me Wolves që nuk mundi të mbënte asgjë përballë “furisë” së Cityt.
Me këtë fitore, Pep Guardiola do të renditet në vendin e parë me 17 pikë, ndërsa Wolves në mbetet në kuotën e 6 pikëve.