Federico Chiesa është afër rikthimit në fushë.
Kujtojmë se anësori i djathtë ka munguar në fushën e futbollit që nga janari i këtij viti për shkak të një dëmtimi në ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit.
Sipas Sky Sports Italia, kampioni i Europës do të vihet në dispozicion të Massimiliano Allegrit pas përfundimit të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve kombëtare, që do të nisin javën e ardhshme, shkruan abcnews.al.
Interesant është fakti se kjo bie ndesh me informacionin e vetë trajnerit të “zonjës së vjetër”, i cili dha një parashikim më pesimist për talentin e ri të skuadrës italiane. Sipas Allegrit, rikthimi i Chiesa mund të shtyhet deri në vitin e ardhshëm.