Jose Mourinho mbetet një person i hapur me media derisa ka treguar se e ka këshilluar Andrea Belottin që ai ka nevojë të “shënojë gol me të pasme” pasi që ai ka kontraktuar sëmundjen e “lojtarit kreativ”
Edhe pse trajneri temperament e mirëpriti sulmuesin italian duke hapur këtë verë dyert për të, pasi që ai ishte lojtar i lirë, ai ishte i palumtur me paraqitjen e tij kundër HLJ Helsinki. Fituesi i Euro 2020, Belotti e hapi llogarinë e golave për Romën gjatë fitores 3-0 në Ligën e Europës kundër skuadrës finlandeze, por trajneri i tij i gjeti atij gabime që bënë lojtarët e tij të sulmit e që ata duhet ta shikojnë këtë.
“Bellotti duket se vuan nga kjo sëmundje që kemi ne në sulm, sot e pashë së bëri katër apo pesë prekje me thembër. Ky nuk është ai. Ai duhet të shënojë, me gjurin e tij, me të pasmet e tij, me kokën e tij. Ai e ka marrë virusin e krijuesit të lojës, përderisa ai duhet vetëm të shënojë. Kjo është. Ne duhet të përmirësohemi në terma të ekzekutimit, mesatarja e goditjeve dhe golave nuk ishte e duhur”, ka thënë ish trajneri i Chelseat dhe Manchester United.
Belotti ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Romën, që do të thotë se ai ka vetëm pak kohë për ta treguar vetën nëse dëshiron që t’i zgjatet kontrata.
Ai është një futbollist i dëshmuar, pasi që ka shënuar 113 gola për shtatë viteve derisa ende është 28 vjeçar.
Roma do të kthehet në fushë këtë vikend ku luan me Atalantan të dielën, kurse pas dy jave ata do t’i kthehen përsëri Serie A ku Mourinho do të takohet me Interin, skuadër me të cilën ai kishte fituar tripletën.