Reperja Cardi B u dënua të enjten pasi u përfshi në një sherr në New York, në vitin 2018. Reperja 29 vjeçare duhet të kryejë 15 ditë shërbim në komunitet pasi u deklarua fajtore për sulm të shkallës së tretë dhe rrezikim të pamatur të shkallës së dytë, tha zyra e Prokurorit të Qarkut të Queens.
Dhjetë akuza të tjera u hodhën poshtë, raportojnë mediat e huaja. Artistja, emri i të cilit është Belcalis Almánzar, tha në një deklaratë se ajo kishte marrë vendime të gabuara. “Kam marrë disa vendime të këqija në të kaluarën time, me të cilat nuk kam frikë t’i përballoj dhe t’i pranoj”, tha ajo.
Cardi B mbërrin në gjykatë
“Një pjesë e pjekurisë është të jesh përgjegjës për veprimet e tua”, shtoi reperja. Në gjykatë, ajo pranoi se ishte përfshirë në dy sulme ndaj punonjësve të klubit të striptizmit. Incidentet erdhën pas një debati mes Cardi-t dhe dy motrave, njëra prej të cilave ajo besonte se kishte një lidhje me burrin e saj, Offset.
Sipas mediave të huaja, reperja që shoqërohej me person tjetër goditën me grushte vajzën dhe një banakier. Dy javë më pas, ata shkuan sërish në të njëjtin club për të sulmuar motrën e vajzës. Përveç shërbimit në komunitet, reperja është urdhëruar të qëndrojë larg vajzave për tre vjet.