Open-TV mëson, KF Shkëndija s’merr pjesë sot në takimin me Grubin dhe FC Shkupi

Open-TV mëson ekskluzivisht se kryesia e KF Shkëndija nuk do merr pjesë sot (e enjte) në takimin që e ka inicuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, me kryesinë e FC Shkupi.

Burimet e Open-TV nga Tetova bëjnë me dije Grubi në takim e ka ftuar kryetarin e ri të Shkëndijës, Zamir Dika, por ky i fundit gjendet jashtë vendit.

Open-TV zbulon se Dika e ka njoftuar kryesinë e klubit lidhur me ftesën e Grubit, ndërsa kryesia e Shkëndijës sot gjatë ditës do të mbajë mbledhje për të marrë vendimin përfundmtar.

Ndeshja Shkëndija – Shkupi do të zhvillohet të shtunën (më 18 shtator) në stadiumin e qytetit në Tetovë./Open-TV