Tuna ndahet sërish nga Patrisi?

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha, janë komentuar gjatë në media për marrëdhënien e tyre të ndërlikuar me ndarje e ribashkime të shumta.

Së fundi edhe një postim i Tunës, ka çuditur të gjithë ndjekësit.

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një thënie ku “thumbon” hapur Patrisin.
“Baballarët e vërtetë i mbështesin fëmijët e tyre pa iu thënë ligji që duhet t’i mbështesin.”, ka shkruar ajo.

Kjo duket si një kunjë për Patrisin me të cilin ka patur disa herë përplasje rreth kësaj çështjeje edhe publikisht.

E me sa duket gjërat mes tyre nuk janë edhe aq mirë dhe ngriten dyshime se çifti janë drejt ndarjes.

Vetëm pak muaj më parë Tuna dhe Patris, të cilët kanë dy fëmijë së bashku, hodhën pas çdo gjë dhe u ribashkuan. Ata madje kaluan disa ditë pushime në Dubai teksa publikisht nuk kanë folur asnjëherë.

Të gjitha dyshimet për ndarjen e tyre i hodhi poshtë vëllai i Patrisit, Robert Berisha, i cili në një intervistë u shpreh se keqkuptimet mes çiftit janë sqaruar dhe të dy vijojnë bashkëjetesën.

“Ata jetojnë bashkë. Patrisi udhëton shpesh dhe ata janë bashkë përderisa ai jeton në Shkup,” tha ai.