Qëllohet për vdekje reperi i njohur

Reperi i Filadelfias, PnB Rock, është qëlluar së fundmi për vdekje gjatë një grabitjeje në një restorant në Los Angeles.

I njohur më së shumti për hitin e tij të vitit 2016 “Selfish” reperi u qëllua me armë zjarri në orën 13:15 në restorantin e famshëm në Main Street dhe Manchester Avenue.

30 vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Rakim Allen, kishte qenë në restorant me të dashurën e tij, e cila kishte postuar një foto të etiketuar me vendndodhjen në një postim të fshirë në Instagram. Sipas raportimeve një i dyshuar hyri me një armë zjarri brenda restorantit dhe kërkoi sende nga viktima. Burime thanë për “The Times” se Rock ishte në shënjestër për bizhuteritë e tij. Burimi tha se:

Viktima u qëllua pothuajse menjëherë nga sulmuesi gjatë grabitjes. Ai qëlloi viktimën dhe vrapoi nga dera anësore në një makinë dhe më pas u largua nga parkingu.

Kelly Muniz nga policia e Los Angeles theksoi se viktima u dërgua në spital dhe u shpall i vdekur në orën 13:59. Rikujtojmë, se Rock ka lindur më 9 dhjetor 1991, në Filadelfia. Ai para disa kohëve tha për “Paper Magazine” se u frymëzua për të bërë muzikë në moshën 19-vjeçare pasi dëgjoi albumin e Drake, “Take Care”. I ndjeri publikoi këngën e tij më të fundit, “Luv Me Again”, më 2 shtator.