Ka bërë bujë një incizim nga një ndeshje e një lige të ultë kroate, ku shihet një tifoz duke gjuajtur me bazukë në drejtim të fushës e ku ishin lojtarët.
Incizimi është bërë në ndeshjen Plitivica – Sokolac, që u fitua 4:1 nga mysafirët. Në videon e incizuar nga tribuna, shihet një tifoz duke hedhur predhën nga një bazukë e improvizuar. Predha drejtohet kah fusha dhe përfundon duke rënë në afërsi të bankës së lojtarëve. Të tjerë shikues përshëndesin veprimin e rrezikshëm të huliganit.
Mediat kroate kanë njoftuar se pasi videoja u bë virale, huligani në fjalë është identifikuar dhe është arrestuar nga policia. Ai mund të dënohet për rrezikim të jetës së njeriut dhe pronës.
Croatian lower league and “grenade launcher” 😄
Plitvice – Sokolac. 11.09.2022 pic.twitter.com/FhIO1G7XYJ
— HooligansTV (@HooligansTV_eu) September 13, 2022