Interi e ka mposhtuar në “mesta Plzne” të Plzenit skuadrën e Viktorias për të marrë pikët e para në Ligën e Kampionëve. Dzeko (20’) dhe Dumfries (71’) shënuan gola për Interin. Nga minuta e 61-të, Viktoria Plzen luajti me një lojtar më pak, pasi që Bucha u ndeshkuaj me karton të kuq
Interi e ka arritur fitoren e parë në Ligën e Kampionëve në kuadër të Grupit C kundër Viktoria Plzen.
Skuadra e Philippe Inzaghi shënoi fitore me golat e Dzekos dhe Dumfries, një fitore kjo e rëndësishme pasi që Interi gjendet në të ashtuquajturin Grupin e Vdekjes në Ligën e Kampionëve.
Francesco Acerbi (17’) pati mundësinë e parë për të shënuar por goditja e tij përfundoi vetëm një shtyllë, edhe pse para se të përfundoi atje Jindrich Stanek bëri një pritje fabuloze.
Goli do të vinte tre minuta më vonë, ku Correa bëri një pasim të Edin Dzeko, e ku boshnjaku bëri një goditje inteligjente për golin e parë në këtë takim.
Dzeko dhe Mkhitarian (44) patë të dy tentime për gol. Fillimisht topin e goditi sulmuesi boshnjak dhe portieri Stanek priti dhe topin e kthyer nga portieri e goditi Henrikh Mkhitaryan por edhe goditja e tij u bllokua.
Interi ishte më i mirë edhe në pjesën e dytë.
Gosen (48’) dështoi për të shënuar gol për shkak se prapë portieri i Plzen kreu detyrën e tij, kurse Skriniar (49’) tentoi që të shënoi nga kthimi i topit por prapë priti Stantek.
Viktoria Plzen mbeti me një lojtar më pak. Pavel Bucha u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 61-të, kjo pasi ndërhyrja e tij u shikua në VAR dhe u vërtetua që ajo është për karton të kuq.
Edhe pse me 10 lojtarë, Viktoria Plzen rrezikoi për herë të parë seriozisht portën e Onana në minutën e 67-të, kur Sykora mori një top të mirë në zonë, goditi por mbrojtësit e Interit devijuan topin jashtë zonës.
Minuta e 70-të, solli edhe golin e dytë për Interin.
Edin Dzeko doli mirë përpara dhe arriti që të asiston për Denzel Dumfries që shënoi golin e dytë në këtë takim.
Plzen nuk u dorëzua dhe erdhën të rasti i dytë në këtë ndeshje në minutën e 79-të ku Bassey pati një tentim të mirë por kësaj radhe ishte portieri Andre Onana që bëri një pritje të mirë duke ia mohuar atij golin.
Interi kështu arkëton pikët e para në Champions dhe është në vendin e tretë, pas Bayern Munchen që sonte luan kundër Barcelonës. Pikërisht ndeshjen e radhës Interi do ta luan kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve kurse Bayerni kundër Viktoria Plzen.