‘Vetëm në banjo ngelët pa postuar’/ Alketa Vejsiu ‘nuk ia përton’ ndjekësit nga ‘ishulli i vipave’

Kur edhe pak na ndan nga fillimi i “Dance with Me”, Alketa Vejsiu po mbledh fuqitë në ishullin e vipave.
Moderatorja po shijon disa ditë relaksi në Mykonos. Në një vend të rrethuar nga ambjente luksoze dhe pamje të mrekullueshme, Alketa ka vendosur të pozojë me një sufllaqe në dorë.

“Po, vij deri këtu për të shijuar një sufllaqe greke,”-ka shkruar Vejsiu krahas fotos.

Mirëpo mesa duket ky postim i moderatores ka shqetësuar një fans të saj, i cili i frustruar ka akuzuar Alketën se nuk ka lënë vend pa bërë foto.

“Nuk latë pa publikuar vetëm kur jeni në banjo për nevojat personale. Bjeri qemanesë… vipsat shqiptare”, i shkruan ndjekësi.

Mirëpo si rrallë herë, Vejsiu ka vendour t’i përgjigjet komentuesit në seksionin e komenteve.

“Unë s’jam vip. Jam një si ju. Mos u mërzit shoku. Kemi të gjithë ditë kur s’jemi mirë”,-replikon Alketa.