Struga dhe Shkupi sot do të tentojnë të marrin tri pikë

Sot duke filluar nga ora 15:00 në kuadër të javës së VII-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen katër ndeshje, transmeton Portalb.mk.

Struga do të luajë kundër ekipit të Skopjes në Strugë, ndërsa Shkupi do të pret ekipin e Rabotniçkit në Çair. Në të njëjtën kohë do të fillojë edhe ndeshja Tikvesh – Akademija Pandev dhe Pobeda – Bregallnica.

Në kuadër të javës së VII-të, ekipi i Sileksit si mysafir arriti të fitojë dje kundër Makedonija Gj.P. me rezultat 0-1, ndërsa ndeshja Renova – Shkëndija nuk do të luhet pasi ekipi i Renovës është larguar nga gara para fillimit të kampionatit.

Ndryshe, në krye te tabelës gjendet Struga me 18 pikë nga 6 ndeshje, Sileksi me 14 pikë nga 7 ndeshja, Shkëndija me 11 pikë nga gjashtë ndeshje, ndërsa kampionët aktual të Shkupit nga 5 ndeshje kanë grumbulluar 7 pikë.