Edhe një barazim (tani 1-1) i reprezentacionit U16 të Maqedonisë i udhëhequr nga seleksionuesi Dashmir Beari kundër moshtarëve të tyre nga Sllovenia, dje në miqësoren e dytë në stadiumin e FC Shkupi në Çair, përcjell Open-TV.
Golin për kuqeverdhët e rinj e shënoi Milos Spasovski në pjesën e parë, ndërsa miqtë barazuan nga penalltia po në këtë periudhë të lojës.
Edhe në pjesën e dytë ekipi i Maqedonisë së Veriut pati më shumë lojë, krijoi raste por pa sukses.
“Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë. Iniciativa ishte e jona, por në mbrojtje bëmë një faul panevojë dhe sllovenët na ndëshkuan. Edhe në pjesën e dytë kontrolluam lojën, patëm rast me kokë, të cilin nuk e shfrytëzuam. Në përgjithësi jam i kënaqur nga loja, pasi unë jam duke selektuar reprezentacionin, duke provuar lojtarë të rinj. Mund të them se sllovenët kanë një gjeneratë të talentua”, deklaroi për Open-TV trajneri Dashmir Beari./Open-TV.