Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë bërë futbollin një nga lojërat më të magjishme në dekadat e fundit, teksa rivaliteti mes tyre ka qenë gjithmonë “qershia mbi tortë” e këtij sporti.
Për këtë rivalitet ka folur edhe Kylian Mbappe, i cili ka theksuar se të dy lojtarët kanë ndryshuar mënyrën se si njerëzit qasen ndaj lojës më popullore në botë.
“Ata ndryshuan mënyrën se si njerëzit i qasen lojës. Unë mendoj se kjo është arsyeja pse rivaliteti i tyre obsesionoi kaq shumë njerëz. Ata nuk e shohin futbollin në të njëjtën mënyrë. Ata nuk e shohin jetën në të njëjtën mënyrë. Dhe ata ia dolën për më shumë se një dekadë. Për mua, kjo ishte e gjithë fëmijëria ime”, ka theksuar sulmuesi francez për “Wall Street Journal”.
Messi dhe Ronaldo kanë fituar një rekord prej 12 “Topash të Artë” mes tyre, me sulmuesin argjentinas që rrëmbeu 7.
Mbappe vlerësohet si pasardhës i dyshes, teksa francezi tani po e gjen vetën në një rivalitet me Erling Haalandin, pasi shumë po e bëjnë këtë krahasim.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse rivaliteti i tyre do të mahnit botën e futbollit si ai mes Messit dhe Ronaldos. /f.a/abcnews.al
Sport cristiano ronaldokylian mbappelionel messiRivalitet
Të ngjashme
FOTO/ Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, Cristiano Ronaldo me mesazh prekës
U konsumuan dyshja Messi-CR7, tashmë skenën e kanë marrë yjet Mbappe-Haaland
VIDEO/ Më i Madhi i të Gjithë Kohërave? PSG ka vetëm Messin, po Neymar dhe Mbappe?!