Barazojnë skuadrat që janë në grup me Ballkanin, Sivasspor – Slavia Pragën 1-1

Barazojnë skuadrat që janë në grup me Ballkanin, Sivasspor – Slavia Pragën 1-1

Dy skuadrat në Grupin G, ku është edhe kampioni i Kosovës, Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1. Kjo do të thotë se të gjitha skuadrat në grup kanë pikë të barabarta dhe praktikisht, pra me nga një pikë

Dy skuadrat që bëjnë pjesë në grup me Ballkanin, Sivasspor dhe Slavia Praga kanë ndarë pikët e tyre në stadiumin Yeni 4 Eylül Stadyumu të qytetit të Sivasit në Turqi.

Të parët që erdhën në epërsi ishin çekët. Pas një gabimi të tmerrshëm në mbrojtje të Sivasspor shënoi Peter Olayinka (Slavia Prague), i cili përfitoi dhe shënoi për rezultat 0-1.
Pas goli, skuadra turke ishte shumë më e mirë dhe vazhdimisht sulmonte portën e mysafirëve.

Pas një presioni të madh, Dia Saba i Sivassporit goditi dhe shënoi duke e mposhtur kështu portierin e Slavia Pragës, Max Gradel dhe rezultati u barazua në 1-1.

Pjesa e dytë ishte e baraspeshuar, me skuadrën turke që pati posedim por jo edhe konkretizim.

Rasti më i mirë që Slavia të kalonte në epërsi ishte ai i Lukas Provod në minutën e 65-të, por portieri i Sivassporit, Ali Sasal Vural bëri një pritje fenomenale.

Slavia Praga e pati mundësinë që të kalonte në epërsi në minutën e parë shtesë të ndeshjes pasi që u akordua penallti për ta, por portieri Ali Sasal përsëri bëri një pritje fenomenale duke ia mohuar golin çekëve.

Pas këtij barazimi, gjendja në Grupin G të Ballkanit, me katër skuadrat që kanë nga një pikë nga dy ndeshje të zhvilluara.