Edhe përballja e dytë e Maqedonisë së Veriut U-16 me Reprezentacionin e Sllovenisë nuk ka patur fitues por këtë herë për dallim nga ndeshja e parë ka patur gola shkruan Tetovasot.
Të dy kombëtaret kanë shënuar nga një gol në një përballje të fortë dhe të barabartë me lojtarë shumë të talentuar që së shpejti do jenë pjesë e skuadrave elitare në vendet përkatëse dhe në futbollin evropian.
Në përballjen e dytë sërish pjesë e formacionit bazë të seleksionuesit Dashmir Beari ka qenë futbollisti Hisar Ali Cali që është pjesë e Akademisë së Shkëndijës dhe që është shpallur lojtar i ndeshjes.Ai sërish ka bërë një paraqitje mbresëlënëse duke treguar vlerat e një futbollisti me të ardhme të madhe.
Ai deri tani ka qenë pjesë standarde e Maqedonisë së Veriut U- 16 suke shënuar disa gola në përballjen me Malin e Zi,Uellsin etj.Tetovasot.