Pyetet për një bashkëpunim me Dua Lipën, kështu përgjigjet Rita Ora

Rita Ora ndodhet në Shqipëri ku do të mbajë një koncert. Në një konferencë për shtyp, ajo foli për mundësinë e një bashkëpunimi me Duan dhe këngëtaret e tjera shqiptare të njohura ndërkombëtarisht, si Bebe Rexha dhe Ava Max.

Ajo tha se do të ishte ëndërr për të që një ditë të bëheshin të gjitha bashkë.

“E kuptova. Kur unë fillova në 2011-2012, ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë. Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time, por edhe në fushat e tjera. Ne kemi shumë talent si ato që përmende, dhe do të ishte një ëndërr për mua që një ditë të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha e kanë axhendën e ngjeshur, por në kohën e duhur, po, mua mund të më llogarisni”, -tha Rita Ora.