Aston Villa e ndal Man Cityn

Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Aston Villas në udhëtim, në kuadër të javës së gjashtë në Premierligë.

Pjesa e parë u mbyll ashtu edhe siç nisi, pa gola të shënuar.
Pesë minuta nga pjesa e dytë, sulmuesi fantastik Erling Haaland kaloi mysafirët në epërsi, pas asistimit të bukur nga De Bruyne.
Por, shifrat u barazuan në minutën e 74-të kur realizoi Bailey.

Ndeshja më pas nuk prodhoi gola dhe dy ekipet u desh të kënaqeshin me nga një pikë nga ky takim.

Më këtë barazim, Manchester City tani ka 14 pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë në tabelë.

Në anën tjetër, Aston Villa shkon në kuotën e katër pikëve dhe i ikë zonës së rrezikshme.