Nottingham Forest ka thyer rekordin në Britaninë e Madhe për më së shumti futbollistë të transferuar në një afat të vetëm kalimtar.
Klubi që këtë sezon siguroi promovimin në Premierligë nënshkroi me tre futbollistë të enjten, në ditën fundit të afatit kalimtar të verës.
Willy Boly, Loic Bade dhe Josh Bowler nënshkruan dje me klubin anglez, duke shkuar në 21 numri total i përforcimeve.
Megjithatë, Nottingham Forest nuk ia doli të nënshkruajë edhe me sulmuesin belg, Michy Batshuayi, i cili së fundi ka nënshkruar me Fenerbahçen.
Megjithatë, klubi në fjalë regjistroi rekord të ri në Britaninë e Madhe sa i përket numrit të transferimeve brenda një afati kalimtar.
Ky rekord mbahej nga Dundee United, që kishte nënshkruar me 19 futbollistë në verën e vitit 2000, si dhe Livingston një vit më vonë – sipas “Transfermarkt”.