Guardiola për Haalandin: Një muaj më parë ishte katastrofë, tani është gati të shkatërrojë Premierligën

Pep Guardiola ka folur për Erling Haalandin, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme me Manchester Cityn.

Trajneri spanjoll tha se sulmuesi norvegjez ka përparuar jashtëzakonisht mirë, krahasuar me ndeshjen e tij në finalen e Superkupës.

“Unë i admiroj njerëzit që mund të parashikojnë të ardhmen. Unë nuk jam në gjendje ta bëj këtë. Një muaj më parë [pas ndeshjes së Superkupës së FA] ai ishte një katastrofë e vërtetë, dhe tani ai është gati të shkatërrojë Premierligën. Unë nuk jam një parashikues. Nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër. Imagjinoni çfarë mund të ndodhë në dy vjet”, tha ai.
“Ne jemi të emocionuar të shohim se si ai përshtatet. Jo vetëm Erling, por stafi trajner dhe stafi i klubit janë të rëndësishëm në këtë proces. Ato ndihmojnë fillestarin të përshtatet. Edhe partnerët e tij janë shumë të mirë. E gjithë kjo është gjëja më e rëndësishme”, shtoi trajneri i kampionëve në fuqi të Anglisë.

Tutje, Guardiola u pyet nëse do ta “lirojë” pak Haalandin nga detyrat e tij – teksa përgjigja e tij ishte:

“Ai është 22 vjeç. Kur të jetë 32 vjeç, do të jetë një problem. Në moshën 22-vjeçare, nuk është problem”.

Kujtojmë se Erling Haaland ka shënuar nëntë gola dhe një asistim në pesë paraqitjet e tij të para në Premierligë.