Juventusi është rikthyer te fitoret pas dy barazimeve të njëpasnjëshme.
“Zonja e Vjetër” triumfoi pastër 2:0 në shtëpi ndaj Spezias, në kuadër të javës së katërt në Serie A.
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e nëntë të ndeshjes nga Dusan Vlahovic.
Ndeshja më pas nuk prodhoi gola të tjerë deri në minutat shtesë, kur Milik shënoi për epilogun e kësaj sfide, 2:0
Tani, Juventusi gjendet në vendin e pestë me tetë pikë të tubuara, kurse Spezia është e 13-ta me katër pikë.