Edhe Dua Lipa reagon për rastin e dhunimit të 11 vjeçares

Dua Lipa është ylli i fundit kosovar që ka reaguar në rrjetet sociale pas dhunimit të 11 vjeçares kosovare nga 5 meshkuj.

Këngëtarja e njohur ka zgjedhur që të postojë një foto nga protestat e djeshme që u mbajtën në Prishtinë.

“Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Drejtësi”, “Rrugë të sigurta”, “Gra të armatosura”, janë mbishkrimet që ka postuar Dua Lipa në story të Instagramit të saj që përcillet nga 86.1 milionë ndjekës.

Pas publikimit të këtij rasti, në rrjetet sociale ka pasur një mori personazhesh VIP të cilat kanë reaguar.
Në protestën në Prishtinë është parë duke protestuar Dafina Zeqiri dhe Atifete Jahjaga.

Ndërkohë në Tiranë protestës solidarizuese i janë bashkuar edhe Fifi, Beatrix Ramosaj, Bora Zemani, etj.

Edhe në Shkup është mbajtur një protestë e tillë e në të cilën ka marrë pjesë këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna.