Dorëhiqet trajneri i FC Shkupit, Goce Sedlloski

Menaxhmenti i FC Shkupit nëpërmjet një njoftimi në fejsbuk ka bërë të ditur se F.C Shkupi ka pranuar dorëheqjen e kryetrajnerit Goce Sedlloski. Nga klubi falënderojnë tashmë ish-trajnerin pas 21 vitesh kontribut që ka dhënë në FC Shkupi dhe i urojnë fat në sfidat e ardhshme.

“Skuadra jonë F.C SHKUPI njofton se ka pranuar dorëheqjen e kryetrajnerit Goce Sedlloski. Klubi ynë e falenderon atë për kontributin që pas 21 viteve arritëm të shpallemi kampion, si dhe i uron shum fat në sfidat e radhës.

Vazhdojmë drejt qëllimeve tona! 💙“, thuhet në njoftimin e klubit.