Aubameyang pëson një frakturë në nofull gjatë grabitjes, ky dëmtim mund të ndikojë në kalimin te Chelsea
Situata e sulmuesit të Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang mund të marrë një kthesë të minutës së fundit pas lëndimit të pësuar nga sulmuesi si pasojë e grabitjes në shtëpinë e tij disa ditë më parë.
Konkretisht, siç zbuloi gazetari i “The Athletic” David Ornstein, një frakturë e nofullës që do ta lërë jashtë fushës për disa javë.
Lëndimi i papritur që do t’ia bëjë të pamundur të luajë për disa javë mund të jetë një pengesë serioze në negociatat mes FC Barcelona dhe Chelsea për transferimin e sulmuesit.
Në këto kushte kjo situatë mund të komplikojë operacionin e transferimit te Chelsea.