Legjenda botërore e boksit, Mike Tyson është bërë përsëri viral në rrjetet sociale pasi në ndeshjen e tenisit midis Serena Williams dhe Danka Kovinic në US Open, kamerat e ambientit fiksuan ish-kampionin në një gjendje jo shumë të mirë, pasi ishte duke folur me veten e tij në tribunë.
Sytë e tij duken të perënduar totalisht dhe fytyra e tij është e djersitur, ku madje shihet me një gjysmë buzëqeshje dhe duke folur me vete.
Këto pamje janë bërë virale, ku vetëm në Twitter kjo video ka marrë mbi 5 milionë shikime brenda 24 orëve. Tyson dyshohet se është nën efektin e drogës “kërpudha”, pasi ajo të jepë idenë sikur je duke përjetuar diçka komplet tjetër nga realiteti.
Them mushrooms was whipping Mike Tyson’s ASS 🍄👊🏽 pic.twitter.com/pHzB8ODuTx
— Tommie Collins (@tommiecollins) August 30, 2022